TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 08:37

Intervista e Thaçit nga qelia, Rama: Gjykimi në Hagë sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje!

Shkruar nga Pamfleti
Intervista e Thaçit nga qelia, Rama: Gjykimi në Hagë sa më
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me intervistën nga qelia të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa shpërndan intervistën në Facebook, Rama thekson se ndaj Thaçit po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.

“Mirëmëngjes dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë”, shkruan Rama.

Pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara Hashim Thaçi ka dhënë dje një intervistë, brenda dhomave të paraburgimit, ku ai flet për veten, familjen, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, për domosdoshmërinë jetike të vendit që të qëndrojë në aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos qëndrojë në një gjendje të vazhdueshme krizash të njëpasnjëshme, si dhe për nevojën e përmbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjeve me Serbinë në njohje të ndërsjellë.

Lini një Përgjigje