
Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar dje tensionet në Kryesinë e PD dhe sulmin që militantë bën ndaj deputetëve.
Mes tyre, Bardhi tha se kishte arritur të identifikojë vetëm një ish-drejtor të Bashkisë së Tiranës mes personave që kanë ushtruar Incidentet pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Bardhi në “Debat”: Mes grupit që sulmoi verbalisht dhe kërcënoi deputetët, edhe një ish-drejtor i Bashkisë së Tiranës.
“Dua të shpjegoj se ka pasur disa lajme të pavërteta, në pjesën e zonjave dhe zotërinjve që kanë qenë jashtë mbledhjes, kanë qenë edhe kryetarë degësh dhe asnjëri prej tyre, sikurse më raporton secili prej kolegëve, nuk ka ushtruar asnjë dhunë verbale ndaj deputetëve apo anëtarëve të kryesisë. Nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm fyerje dhe sharje për t’i imponuar qëndrimin. Ka qenë një grup i vogël individësh, të cilët unë nuk i njoh, kam evidentuar mes tyre vetëm një ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, por të tjerët nuk i njoh, por dua të sqaroj që ka qenë një grup i vogël prej këtij grupi që ishte në hollin e selisë që kanë ushtruar dhunë verbale, shantazh, por deri edhe në kërcënime. Dhe këtë e kam konsideruar si një sjellje prej grupi paramilitar. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, që lirinë e mendimit e ka në themel dhe një nga parimet kyçe të statutit të saj”, tha ai në “A2CNN”.
Lini një Përgjigje