TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 21:03

Debatet në PD, reagon Bardhi: Ka një histeri për të zgjedhur sa më shpejt kryetarin, fyerjet dhe sulmet të papranueshme

Shkruar nga Pamfleti

Debatet në PD, reagon Bardhi: Ka një histeri për të zgjedhur

Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur mbi atë që ndodhi në orët e vonë të mbrëmjes së të martës në zyrat e Partisë Demokratike, ku u mblodh Kryesia e kësaj force politike, e ku nuk munguan as tensionet.

Në “A2CNN”, ai u shpreh se ka një histeri për të zgjedhur sa më shpejt kryetarin. Bardhi u largua nga mbledhja, por ka thënë se mjedisi u bë i tillë sa u detyrua të largohet.

-Z. Bardhi, çfarë ndodhi mbrëmjen e së martës në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike?

Së pari do duhet të ndajmë mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike me atë që ndodhi jashtë sallës ku u zhvillua ajo mbledhje. Po, kemi pasur një mbledhje të gjatë ku kemi diskutuar mënyrën se si do të riorganizohet Partia Demokratike. Gjatë diskutimit secili ka pasur mundësi disa herë madje të bënte vlerësimet e veta për zgjidhjen e situatës. I gjithë qëllimi ishte forcimi i Partisë Demokratike. Të gjitha palët brenda PD binin dakord që Partia Demokratike të futej në një proces riorganizimi të saj. Ajo që ne për fat të keq na ndau ishte se cili do të ishte procesi që ne do të ndiqnim për ta realizuar këtë gjë.

-Kush ju pengoi fjalën z. Bardhi?

Nuk kanë rëndësi emrat, por disa prej kolegëve mendonin që nuk duhet të vazhdonim më diskutimin, edhe pse pati një propozim të zonjës Godole. Në këtë moment kishte një histeri të pashpjegueshme për të votuar vetëm një version, për të zgjedhur në mënyrë të menjëhershme kryetarin, dhe në këtë moment kam gjykuar që prezenca ime në atë mbledhje ishte thjesht një fasadë e një vendimi që ishte marrë paraprakisht.

-Ju po thoni që në finale u penguat të flisnit? Çfarë ndodhi në këtë moment?

Në atë moment kam dalë nga mbledhja e Kryesisë dhe jam larguar. Dua të shpjegoj që ndaj meje personalisht, jam përshëndetur me të gjithë dhe kam vazhduar. Pas meje, sikurse më kanë informuar, fillimisht z. Sulla është përballur me një dhunë verbale, fyerje, sharje krejtësisht të panevojshme, sidomos për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

bardhi pd debate

Lini një Përgjigje