TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 13:03

Humbja në 11 Maj/ Berisha harron dorëheqjen, u kërkon shqiptarëve durim: Tani fillon lufta me banditin Edi Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Humbja në 11 Maj/ Berisha harron dorëheqjen, u kërkon
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijoi edhe sot me retorikën se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit.

Në një konferencë për media Berisha tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.

"Sot ka shqiptarë të dëshpëruar ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë.


Mos kujtoj kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve durim se ne kemi dokumentet.

Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tillë, nuk pranojmë kurrë rezultat të tilla", tha Berisha. 

berisha harron dorëheqjen

Lini një Përgjigje