"Atëherë lind pyetja përse SPAK nuk po e arreston Hajdarin e Kuçovës? Ndoshta SPAK ka ndikim nga oligarkët?"
Avokati Arben Llangozi ka kërkuar publikisht nga SPAK që të arrestojë kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Llangozi përse SPAK nuk po e arreston Hajdarin e Kuçovës, teksa ngre dyshimin se SPAK ka ndikim nga oligarkët.
“Drejtësia vonon por nuk harron. SPAK duhet të arrestoj kryetarin e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari. Kreshnik Hajdari, kryetari i bashkisë Kuçovë ka konsumuar element të veprës penale të parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit penal.
Hajdari është përsëritës në falsifikim dokumentesh (formularësh) më shumë se njëherë. Ai ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit të vitit 2019 dhe të vitit 2023 për kryetar Bashkisë Kuçovë. Dënimi për këtë rast është 6 muaj deri në 5 vjet dhe dënohet vetëm me burg dhe klasifikohet si krim jo si kundravajtje penale.
Atëherë lind pyetja përse SPAK nuk po e arreston Hajdarin e Kuçovës? Ndoshta SPAK ka ndikim nga oligarkët? Kjo ngelet për tu parë në vijim. SPAK ka momentin më të mirë që të tregoj se nuk komandohet nga politika, ka momentin të tregoj se nuk ndikohet dhe nuk korruptohet nga Oligarkët.”-shkruan Llangozi.
Ndërkohë Drejtësia Greke ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të Hajdarti.
Përmes kthimit të përgjigjes me letër-porosi, Ministria e Drejtësisë, i ka vënë në dispozicion vendimin e gjykatës së Janinës, ku Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në territorin Grek në mënyrë të paligjshme”.
Nisur nga ky zhvillim i ri, ditën e martë në 14 Nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të zhvillojë një seancë diskutimi publike lidhur me materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, lidhur me subjektin vetëdeklarues Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste.
Ndërkohë në SPAK, prokurori Dritan Prençi, vijon hetimet ndaj Kreshnik Hajdarit, për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit”.
Megjithëse hetimet kanë nisur 5 muaj më parë, ende SPAK nuk ka dalë me një konkluzjon përfundimtar ndaj këtij rasti të ngjashëm me precedentët e tjerë që ka hetuar SPAK dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Emri i Kreshnik Hajdarit ndodhet mes emrave të 18 personave të dënuar, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga Policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.
Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie në Kuçovë.
Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ja ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami, monedhë që në atë periudhë përdorej në Greqi para hedhjes në treg të euros.
Ky dënim nuk është deklaruar në formularin e vetëdeklarimit nga Hajdari.
E për pasojë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojnë.
Duke kërkuar nga këto institucione heqjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë, për shkak të papërshtatshmërisë ligjore, penale dhe morale të këtij zyrtari.
Lini një Përgjigje