
Gjergji Nika, këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Vlorës, është regjistruar si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme në këtë Bashki.
Por ai nuk ka mbështetjen e partive opozitare të grupuara rreth PD-së.
Në një konferencë për mediat, kreu demokrat Sali Berisha tha se Nika nuk ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Berisha konfirmoi mbështetjen për kandidatin e pavarur Dionis Sota.
“Ai s’ka asnjë lidhje me PD. Ai është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari i partisë, Basha me Alibejn. Nuk e lidh asgjë me PD-në. PD do mbështesë kandidatin që ka deklaruar që do e mbështesë. Nuk ka asnjë lidhje”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje