TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 19:30

Gazeta amerikane publikoi lidhjet e Vuçiçit me botën e krimit, Berisha: Së shpejti do të dëgjoni edhe për bëmat e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Gazeta amerikane publikoi lidhjet e Vuçiçit me botën e

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur në lidhje me artikullin e botuar nga gazeta amerikane e cila raporton lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit.

Gjatë fjalës së tij në një takim elektoral ku ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Sarandën, Himarën dhe Delvinën, Berisha tha se nuk votohet Edi Rama, pasi sipas tij është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtues.

“Nuk votohet Edi Rama është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtuesit. I lexuar shkrimet me Vuçiçin, për Belivukut. Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Edi Ramës, për dosjet e tij”, theksoi Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri tha se Rama është përgjegjës për situatën e vështirën me të cilët përballen sot qytetarët shqiptarë për shkak të korrupsionit që ka përfshirë vendin.

“Kandidatët tanë janë të gatshëm të dalin në shesh para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Kandidati i Delvinës është si të jetë rritur në ishullin e drogës. Vjehrri dy herë i dënuar për drogë. Ardi Veliu bën fushatë se ka hall të marrë ndonjë mandat. Ardi të them atje ku e meriton do të shkosh. E ftoj Edi Ramën të dalim para qytetarëve të dalim në çdo shesh. Çfarë të tremb që largohesh? Ke frikë sepse t’i ke vjedhur. Ke firmosur fap fap fap e paf paf paf. 420 mln euro janë firmosur për djegësat. Ke firmosur për të shpërbërë pasurinë përrallore të Sarandës, parkun e Butrintit. Si parku i Butrintit nuk ka të dytë në Europë, është një mrekulli e Zotit dhe e natyrës.  PD nuk do të lejojë kurrë tjetërsimin e Parkut të Butrintit”, tha Berisha.

Më tej, Berisha është ndalur edhe të rritja e çmimeve ku tha se çmimet i rriti Rama me bordet e tij.

“Çmimet Rama i rriti me bordet e tij. Fermerët i ka lënë pas dore. Rrogat i ngriu, para kishte. 5 mld të ardhura ka qenë buxheti pasi dyfishoi taksat dhe ai mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë po të donte. Por ai zgjodhi jetën e shfrenuar të luksit. Të udhëtojnë me avion me dhomë gjumi, të blejë vazon e Kryeministrisë 4 mln euro”, deklaroi ish-kryeministri.

vucic bota e krimit berisha bemat e rames

Lini një Përgjigje