
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe një prej emrave më të votuar të listës së hapur të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit, iu bashkua “Foltores” që u mbajt në Durrës dhe u inicua nga anëtari i Kryesisë, Ervin Salianji.
Në fillim të mesazhit të tij, Alimehmeti tha se demokratët janë të fortë, pasi edhe pse kanë 12 vjet në opozitë, kanë entuziazëm.
"Sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë", tha ai.
Alimehmeti tha se kjo është një frymë për të bashkuar demokratët, për të krijuar një PD sa më të fortë.
“Ju e kuptuat se kjo është një frymë për të bashkuar të gjithë për ti diskutuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme.
Ne duhet të kuptojmë se si duhet të përmirësohemi, duhet të kuptojmë se këtu nuk kemi vetëm korrupsion financiar nga Qeveria e Edi Ramës, por kemi edhe korrupsion moral”, tha Alimehmeti, i cili u shpreh se PD është një parti e lirë dhe ne duhet t’i themi mendimet tona, t’i rrahim ato me demokratët dhe jo vetëm.
Lini një Përgjigje