
Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë përgjegjës ish-kryeministrin Berisha për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot dhe se do e shkatërrojë atë komplet.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Basha tha se ata që ndodhen në krah të Berishës kanë vënë shishen te radha se kush do të bëhet kryetar pasi të ikë Berisha.
“Sali Berisha do e çojë PD në 2025 për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve. Do e ndjekim çështjen e logos së PD-së deri në Strasburg. Ne do të jemi në 2025 një alternativë për shqiptarët, me apo pa logo. Pazari i Berishës ka nisur me bashkimin e votave për lirimin nga burgu të të korruptuarve të Edi Ramës, me prishjen e komisionit për reformën zgjedhore, vijoi me vulën, dhe objektivi kryesor i të dyve është SPAK. E kanë gati”, u shpreh Basha.
Lini një Përgjigje