Ligji, nuk e detyron Belindën të deklarojë punët si kujdestare e të moshuarve, as jetën e qejfit dhe luksit që bëri pasi u ftillua e ra në kontakt me njerëz të pasur, por ka detyrim të deklarojë të dhënat që kërkon formulari...
Megjithëse vetë-deklarimin e detyron Ligji nr. 138/2015 “Për Integritetin e çdo personi që zgjidhet, ose emërohet në funksione shtetërore”; këtë ligj nuk po e zbaton Belinda Balluku, kur duhej ta kishte bërë 3 herë: si zv/kryeministre, si ministre dhe si deputete.
Sipas formularit të datës 5 mars 2021, Belinda Balluku ka fshehur 9 vite jetë në Greqi, emrin grek që mbajti atje dhe qëndrimin periodik mbi 1 muaj në disa shtete të tjerë.
KQZ e ka pasur detyrim verifikimin e formularit, qysh kur Belinda Balluku ka kandiduar për deputete.
Në zbatim të ligjit, duhej të kishte ndaluar kandidimin e të bënte kallëzim penal në SPAK, ndërsa kryeministri nuk duhej ta emëronte ministre e Presidenti nuk duhej ta dekretonte.
Por as Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe as SPAK, megjithëse e dinë këtë vepër penale, nuk po fillojnë hetimin për Belindën në plotësimin e formularit të dekriminalizimit, duke fshehur faktin që në vitet 1991-2000 ka jetuar pa ndërprerje në Greqi.
Kjo vërtetohet nga sistemi TIMS dhe regjistrat shtetëror të Greqisë, ku familjarisht ka qenë e regjistruar dhe pajisur me dokumente si e përndjekur, por me emra grekë për përfitime të shpejta.
Gjithashtu, vetë Belinda Balluku, për të mohuar zërat që është me shkollë te mesme e diplomë false, duke deklaruar në “CV” e shkollimit, se në vitet 1995-1999 ka kryer studimet me kohë të plotë dhe është diplomuar për Administrim Biznes në Institutin Teknologjik të Athinës.
Ndërsa në formularin e dekriminalizimit, Belinda Balluku nuk i ka deklaruar këto vite studimi në Greqi, madje ka fshehur dhe emrin grek “Eftiqi Karapaqilis” që ka mbajtur atje, si dhe vendet e punës gjatë viteve 1991-2000 në moshën 18-27 vjeçe kur ishte emigrante.
Ligji, nuk e detyron Belindën të deklarojë punët si kujdestare e të moshuarve, as jetën e qejfit dhe luksit që bëri pasi u ftillua e ra në kontakt me njerëz të pasur, por ka detyrim të deklarojë të dhënat që kërkon formulari.

I vetmi deklarim që ka bërë Belinda për qëndrim mbi 1 muaj jashtë Shqipërisë, është në muajt korrik- gusht 2011 në rajonin e Kardifit, pjesë e Uellsit Jugor në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo thotë se ka shoqëruar ish-burrin për studime.
Indicie për të tjera pasaktësi në formularin e Belindës, lidhur me qëndrimet mbi 1 muaj jashtë Shqipërisë, janë dhe fshehja e jetesës 5 muaj në Athinë në gusht-dhjetor 2000 kur bashkëjetuesi grek e çoi për specializim në telefoninë mobile.
Po kështu, ka fshehur faktin që në vitet 2006, 2008 e 2010 kur ishte drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës dhe në vitet 2014 e 2016 kur ishte drejtoreshë e “Albcontrol”, ajo ka qëndruar nga 4-5 muaj në Angli ku ka shtëpitë.

Mirëpo Belinda nuk preket nga KQZ, nga Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe as nga SPAK, ndërkohë që gjatë 7 viteve pas zbatimit të Ligjit 138/2015, janë dënuar dhe larguar nga detyrat 67 zyrtarë të lartë e janë nën hetim 117 të tjerë, sepse kanë mashtruar duke fshehur e falsifikuar të dhënat personale.
A është më e mirë dhe më e bukur Belinda se të tjerët e të tjerat që duhet toleruar?
Apo ngaqë është e fuqishmja e pushtetit, e përkëdhelura e Bablokut dhe prej 7 vitesh ka motrën anëtare e shefe vettingu në drejtësi?/Pamfleti
Lini një Përgjigje