TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2023, 13:52

Dyshime për lidhje me krimin, KQZ çon në Prokurori 29 kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilltarë

Shkruar nga Pamfleti
Dyshime për lidhje me krimin, KQZ çon në Prokurori 29
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të çojë për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 29 kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani vetëm 29 është numri i kandidatëve për të cilët ka dyshime se mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria.

Mes emrave të tjerë që kanë shkuar për verifikim bëhet fjalë edhe për kandidatin e PS-së, Kreshnik Hajdari në Kuçovë, kandidatin në Vaun e Dejës, Kristjan Shkreli, Artur Bushi në Bashkinë e Krujës.

Nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Rezart Tusha për të cilin ka pasur edhe një ankimim që është bërë sipas PD-së në formularin e dekriminalizimin për një dënim në shtetin e Zvicrës.

Nga ana tjetër, edhe për kandidatin e Himarës dhe Devollit do të ketë një verifikim nga ana e Prokurorisë.

Ndërsa për Partinë Demokratike do të jetë Agron Kapllanaj, kandidati i Mallakastrës.

Brenda 10 ditëve të ketë një përgjigje përsa i përket të gjitha çështjeve që do të adresojë KQZ, megjithatë kryekomisioneri Celibashi shpreson që të gjitha të marrin përgjigje para nisjes së fushatës zgjedhore.

Kandidatë për kryetarë bashkie:

Kreshnik Riza Hajdari nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë

Qerim Ismail Ismailaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër. 

Artur Xheke Bushi nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë. 

Kristian Luigj Shkreli nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste” për Bashkinë Vau i Dejës. 

Beqir Zek Mulaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has. 

Rezeart Xhelal Tusha nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak. 

Elvis Jani Hajdërlli nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll. 

Dhionisios (Alfred) Petro  Beleri nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë. 

Agron Faslli Kapllanaj nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër. 

Abedin Rasim Oruçi nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës. 

Kandidatë për Këshilla Bashkiakë:

Arjan Liman Xheta nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë. 

Ertor Ndue Ndreu nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë. 

Euland Haki Daja nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak. 

Fatlind Bujar Sokolaj nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë. 

Ylli Rushit Xhafa nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë. 

Syrja Yzedin Çobo nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat. 

Adriatik Kadri Sallahu nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë. 

Pashk Gjergj Gjetaj nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë. 

Sokol Abedin Kullolli nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh. 

Afrim Ali Kica nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë. 

Kreshnik Faslli Myrtollari nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

Arbis Arif Vjerdha nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër. 

Armelin Qazim Koni nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak. 

Arsen Tare Belaj nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë. 

Ali Hekuran Gjeta nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë. 

Marceljo Sami Marra nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kucovë. 

Erald Hysen Guna nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë. 

Sokol Mehdi Sava nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër. 

Valter Murat Hasanaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë. 

Emil Xhafer Musliaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë - Arrëz.

kqz 14 maji

Lini një Përgjigje