TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2024, 19:18

“Berisha është dinak, shikon rëndesën e çiftit Meta-Kryemadhi”, Gjikondi paralajmëron divorc mes Ilirit dhe Saliut

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha është dinak, shikon rëndesën e çiftit

Analistja Brizida Gjikondi, në një intervistë komentoi raportet në dukje mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi ky i fundit iu është shmangur pyetjeve të gazetarëve.

Gjikondi thotë se as Meta dhe as Berisha nuk kanë më interes që të bashkëpunojnë pasi kanë probleme me drejtësinë.

Kemi një opozitë që në krye ka dy personazhe që janë në hetim jo vetëm nga SPAK, por njëri prej tyre është i shpallur non grata si nga Britania dhe SHBA. Dhe tashmë që mori edhe vulën, pseudo vulën, Berisha nuk ka asnjë interes më tek Meta. Berisha është dinak, shikon rëndesën e çiftit Meta-Kryemadhi dhe nuk i leverdis që të ketë në krah të tij një personazh si Meta. Mendoj se Meta është kundërpërgjigje e ftohtësisë së Berishës ose e tij, ose është Meta që nuk po afron Berishën. Të dy janë të hall të madh, por halli më i madh është i shqiptarëve që nuk ka një opozitë që të përfaqësojë në mënyrë të shëndetshme të gjitha problematikat që kanë shqiptarët. E rithem që opozita është në një krizë të madhe jo vetëm ligjore dhe ndërkombëtare por edhe psiqike.

Ne e dimë që politika më shumë ka funksionuar poshtë tavolinës, Meta ka qenë euforik në deklarimin e dashurisë ndaj Berishës, duke i vënë edhe emra madhështorë kurse sot e injoroi totalisht. E rithem se Meta duhet të jetë kundërpërgjigje e ftohtësisë së Berishës. Por të dy janë secili në varkat e shkuara dhe s’kanë interes të bashkohen, sidomos Berisha. Në më pak se një vit kemi zgjedhjet dhe mendoj se vërtet motorët janë ndezur, disa me zhurmë si maxhoranca ndërsa disa të fshehtë si opozita. Meta më është dukur bipolar, ndryshe në konferenca dhe ndryshe kur hidhet me kokë në lumë. Në këtë panoramë, Berisha nxjerr mësimet për ta pasur apo jo në krah. Plus që të dy janë me dosje të hapura nga SPAK, kjo është arsyeja më e fortë që kanë për të mos qenë bashkë, dy hallexhinj bashkë bëjnë një hall të madh. Njëri në ballkon, tjetri në lum të paktën e kanë hallin më të vogël dhe Sali vetëm për vete në zot sepse po patën një aleanca duhet t’i dalin në krah njëri tjetrit edhe në drejtësi. Kanë të njëjtin hall”, u shpreh Gjikondi në “ABC News”.

E pyetur për mundësinë e daljes në zgjedhje me një listë të përbashkët, Gjikondi shtoi: “Meta që nga momenti që pa armik edhe brenda familjes së tij, nuk kemi ca të presim më. është zhbërë edhe si person, edhe si familje dhe nga ana e partisë, që rezultoi një biznes dhe jo një forcë politike. Më vjen keq që akoma flasim për personazhe si Meta dhe Berisha”.

Lini një Përgjigje