TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Gusht 2025, 14:11

Berisha denoncon blerjen e votave: Rama u dha nga 40 euro personave me aftësi ndryshe!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha denoncon blerjen e votave: Rama u dha nga 40 euro personave me

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se në zgjedhjet e 11 majit bleu vota përmes shpërndarjes së pagesave për personat me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se u dhanë 40 euro për 164 mijë persona me aftësi ndryshe dhe mijëra të tjerë që kujdesen për ta, në total rreth 200 mijë qytetarë.

“Vendimi është marrë në dhjetor, por është zbatuar në mënyrë selektive gjatë fushatës për të ndikuar votën”, tha Berisha.

Ai e cilësoi këtë skemë si një formë të re të manipulimit zgjedhor, përmes abuzimit me pagesat sociale.

Lini një Përgjigje