TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 13:57

“Bëri pazar për kufirin detar të Shqipërisë”, Rama ironizon Berishën me një video të AI ku kërcen me Belerin

Shkruar nga Pamfleti
“Bëri pazar për kufirin detar të
Berisha dhe Beleri, foto nga AI

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me një video Sali Berishën. 

Duke e krahasuar sërish me buf, Rama kësaj radhe përdori një video të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku kryedemokrati shfaqet duke kërcyer krah Fredi Belerit me muzikë greke.

Në video, dëgjohet kreu i PD që hedh akuza ndaj kryeministrit se ka bërë “pazar” me Greqinë për kufirin detar të Shqipërisë. 

“Ka bërë aktin më të rëndë antikombëtar në historinë 104...105-vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, në të cilin ministri i jashtëm Grek thotë se fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Kryeministri e shoqërohen videon me fjalët: “Përçartje “patriotike”. 

 

rama ironizon berishën me një video të ai

Lini një Përgjigje