TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 07:27

'Babait të tij i thashë të jesh krenar për këtë djalë që ke', Sali Berisha zbulon bisedën me dhëndrin në burg

Shkruar nga Pamfleti
'Babait të tij i thashë të jesh krenar për
Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

Ish kryeminsitri Sali Berisha tha se ka folur në telefon me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Për këtë të fundit tha se ka moral të admirueshëm.

Pjesë nga intervista në Opinion:

Blendi Fevziu: Me z.Malltezi keni komunikuar?

Sali Berisha: Sigurisht, dhe një moral të admirueshëm. E di ç’i thashë të atit mbrëmë? Duhet të jesh krenar me djalin.

Ai ishte siç është. Nuk kalohet me procese politike, sepse nuk ka njeri në Shqipëri që thotë, më bëri presion, më kërkoi këtë.

Të vetmen gjë që ka bërë ka zgjidhur problemin e atyre 42 familjeve dhe ka qenë ndërmjetës i shkëlqyer i pronarëve.

 

sali berisha jamarbër malltezi

Lini një Përgjigje