Korrupsionin në bazat ushtarake të Shëngjinit dhe Sarandës, nuk ka Perëndi, fotografi, e folur në ecje apo ecje duke folur, shëtitje apo pëllitje, që ta eklipsojë, ta fshehë pas “reve" të dendura të diplomacisë.
Jo vetëm SPAK-u, ka në dosje hartën e krimit dhe vendin ku rri çdo hajdut. Edhe syri vëzhgues i viktimave, që nuk mbyllet as kur Drita e Zotit i ikën territ të natës, abstragon vegime të thjeshta, si me thënë, hajdutët tanë janë njerëzit tanë, i kemi zënë duke vjedhur dhe e dimë ku rrinë e ku e kanë gjënë..
Zor të gjesh një që nuk ka vjedhur...
I pari President Republike, Sali Berisha, është non-grata. Megjithëse i akuzuar sa nuk ka cak dhe i paligjshëm në politikë, ende mban të ligjshme selinë e Partisë Demokratike. Ish Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, objekt pronë publike, e zënë forcërisht. Askush nuk e lëviz qerpikun. Drejtësia tërhiq e mos këput, media, kryeministri e Presidenti nuk shohin gjë e nuk nxjerrin zë.
Po ç’të flasë Bajrami i gjorë?!
Ja, më thoni, a nuk presin nga dita në ditë gjithë shqiptarët që ta shohin në SPAK?! Pritja është po aq komplekse, sa nderi që del i virgjër nga shpirtrat e dëshirave, por “përdhunohet” diku, nga dikush, që ka devijuar rrugët e moralit dhe ligjit.
Rrugës për transparencë me abuzimin e pronave të ushtrisë, është edhe Bajram Begaj, ani pse sot, e “devijon” udhën e shkon për shëtitje nga Liqeni i Tiranës. Shëtitja nën rrezet e diellit pranveror, diskutohet në fshat si presion kundër SPAK-ut, që mos ta thërrasë për dosjen e trashë të korrupsionit që sillet nëpër tavolinat e punës së disa milionerëve që nuk dinë as për vete kush ua ka dhuruar vilat dhe nga u kanë ardhur milionat.
Këta që sundojnë me tirani, që vranë demokracinë, kryqëzuan Jezusin-Ligj, dolën nga Liqeni e ringjallën Bajramin-Maliq, duke demonstruar para shqiptarëve forcën e mos bindjes së bandave para frymës që i injoron dhe urren, që i shtrëngon me thonj në “fyt” të besimit, për të rikthyer shpejt, ato pasuri që kanë vjedhur.
Është skandal që në hipoteka, me vulë e firmë, me ligj e Maliq, kemi të tjetërsuara mbi 82 për qind të pronave private dhe gati 90 për qind të atyre të përbashkëta.
Ish-zëvendës komandanti i forcave detare Artur Meçollari, ka depozituar në SPAK kallëzim penal për Bajram Begajn ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare, Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake, dhe ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Korrupsionin në bazat ushtarake të Shëngjinit dhe Sarandës, nuk ka Perëndi, fotografi, e folur në ecje apo ecje duke folur, shëtitje apo pëllitje, që ta eklipsojë, ta fshehë pas “reve" të dendura të diplomacisë. Shqiptarët “qëllojnë” në shenj, se prona e tyre është aty e hajdutët janë këta që dalin shëtisin nga Liqeni plot me “Peshq” të mëdhenj. Bri emrave të “Peshqve”, pas presionit të medias idealiste e realiste, ndërtimet abuzive në këto baza ushtarake, janë vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme.
Po emrat ku janë?
Ja, njëri është President Republike, tjetra ministre e jashtme, tjetri si tjetri, zyrave elitare të shtetit mafioz, sa edhe realiteti të ngjan si legjendë ku nuk vjedhin këta, po ndoshta unë, ti, ai dhe ajo, që ç’na duhet ç’na grabisin, apo si tallen me viktimat dhe i bëjnë presion SPAK-ut, “guxo hapi dosjet e krimit, se ne dalim llafosim këtej nga liqeni”!
Po cilat dosje do hapë i ziu SPAK?
Edhe atë pak dritë që kishte, ja fik furtuna. Ja, Presidenti që shtiret si “gjynah” që me zor lëshon gromsima si “Peshk” i plagosur, arriti t’ia fikë dritën SPAK-t dhe ta bëjë të ndezë kandilin e Adriatik Llallës mbi stivën me 712 dosje kriminale. Nëpër ato reparte pasurie e frymë që shfryn gati në shpërthim, janë një ushtri e tërë hajdutësh e kriminelësh, anti-amerikanësh e anti-shqiptarësh, e nuk ka si të mos jenë Presidentët, kryeministrat, ministrat, politikanët, krye bashkiakët, diplomatët, zyrtarët e gjithë pisllëku i 32 viteve. Të tërë këta shqiptarët i duan në transparencë, tek SPAK, jo në shëtitje nga Liqeni.
Nëpër këto dosje është jo vetëm harta e krimit dhe emri e vendi i çdo hajduti, por edhe shpirtrat e dëshirave plot komplekse, që me dashurinë e tyre përvëlojnë mashtrimet dhe kanë rrugë të çelura ta çojnë mesazhin kaq njerëzor deri në Shtëpinë e Bardhë. Besoj jemi brenda kornizës së asaj që na mëson Amerika dhe profesioni, edhe pa përmendur emër, fshatarët janë aq të zgjuar sa siç vendosin emrin e çdo hajduti bri çdo prone, kështu edhe këtu themi; Ambasadore, Bajram Begajn shqiptarët e duan tek SPAK-u, jo tek Liqeni!/Pamfleti
Lini një Përgjigje