TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 18:59

Berisha pa parti, Frrok Çupi: E dinte që do përfundonte kështu që kur u shpall “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

Berisha pa parti, Frrok Çupi: E dinte që do përfundonte

Analisti Frrok Çupi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha e dinte se nuk do mund ta merrte drejtimin e Partisë Demokratike, që në momentin kur u shpall “non grata” nga SHBA në maj të vitit 2021.

Në një intervistë për “ABC News”, Çupi u shpreh se që kur u etiketua si minues i demokracisë, ishte e ditur se Berisha, por edhe Meta e zyrtarë të tjerë, do të ndodheshin në situatën që ndodhen tani.

Ai shtoi gjithashtu se pas “non-grata” së Berishës, Meta u tremb dhe nisi të kishte disa periudha paniku, por shtoi se më pas ata të dy u bashkuan dhe vendosen veten e tyre mbi Amerikën.

Këta e kanë ditur që prej fillimit se do të përfundojë në këtë pikë. Nga e kanë ditur? Këtu qëndron e gjitha. Këta  e kanë ditur që në maj të vitit 2021, kur Berisha u shpall “non grata. Jo thjesht “non grata”, por u etiketua si minues i demokracisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U kuptua se jo vetëm Berisha, por një tufë e tërë njerëz të dëmshëm, zyrtarë të dëmshëm në Shqipëri do të shkonin në këtë rrugë. Ilir Meta qysh atëherë ka parë veten. Nëse e mbani mend, ai kishte periudha paniku, periudha krizash, i bëhej sikur e vrisnin te mali me gropa. Përfundimisht, e përshkallëzuan aktivitetin e tyre. Ata njihnin veten, nuk njihnin Amerikën, nuk njihnin demokracinë në Shqipëri, por çfarë kanë shkaktuar”, theksoi ai

 

berisha pd cupi

Lini një Përgjigje