
Enkelejd Alibeaj ka humbur një tjetër kandidat. Mbrëmë ai dorëzoi në KQZ emrat e kandidatëve për afro 20 bashki, por sot kanë plasur dorëheqjet. Kandidatët e Korçës, Lezhës dhe Kurbinit vendosën të tërhiqen duke mos pranuar të garojnë për bashkitë respektive. Por mësohet se dhe në Vorë PD do të jetë e papërfaqësuar.
Mësohet se kandidati i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet.
Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.
Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga mediat, ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.
“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.
Lini një Përgjigje