
Akuzat nëpër ekrane se sondazhet që po dalin përditë nuk janë të drejta, kanë mërzitur kryeministrin.
Në të gjitha sondazhet, PS del forcë e parë dhe kjo ka entuziazmuar Ramën, por nuk i pëlqejnë analistët që janë skeptikë për rezultatet. Këtë pasdite ai ishte në Burrel dhe nuk kurseu sulmet ndaj tyre.
“Nuk po them fjalë këtu (fjalën çyryk) se më thanë se janë mërzitur burrat për atë fjalë. Nuk kanë pse mërziten... Kur thuhej në sondazhe se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe shifrat dukeshin të pabesueshme, e këta thoshin si ka mundësi.
Njëri thoshte “populli është i sëmurë”, tjetri “është i çmendur”, njëri ia kthente “populli i blerë, i ka blerë Rama”, ose “populli ka frikë e flasin kështu”, e asnjëri nuk e thoshte që shiko se populli mund ta ketë të drejtë, por flasin si në mejhane. Këtu ka 24 orë ujë, por ata atje përsërisin pa pushim të njëjtat fjalë, s’ka ujë, siguri, njerëzit po vriten e bla-bla-bla. E vërteta është se është e vështirë të marrësh vesh çfarë ndodh në Shqipëri se nuk të tregon kush, programet nuk t’i japin, portalet harrohen, ndaj ndajmë të dhënat së bashku këtu (shpjegon tabelat)”, vijoi kryeministri.
Lini një Përgjigje