TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 20:23

“Aksioni i SPAK u dekonspirua”, Berisha: Autoritet e lidhura me bandat e partisë, njoftuan kriminelët që t’ia mbathin

Shkruar nga Pamfleti

“Aksioni i SPAK u dekonspirua”, Berisha: Autoritet e lidhura me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se operacioni i SPAK dhe Europol është dekonspiruar, pasi siç shprehet ai nga 15 banditë, vetëm 6 u arrestuan, ndërsa të tjerët morën urdhra që të largohen.

Me anë të një postimi rrjetin social “Facebook”, Berisha tha se ky operacion dështoi në masën 60 %, pasi autoritetet shqiptare të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin.

Europoli, bazuar në përgjimin e telefonave Sky, ECC dhe Encrochat kishte sjellë në Shqipëri dosjet e 15 kriminelëve shqiptarë trafikantë droge, prostitucioni, autorë vrasjesh, përdhunuesish. Por, në këtë operacion, nga 15 banditë u arrestuan vetëm 6, sepse 9 të tjerë, ndër të cilët dy anëtarë të klanit të partisë “Bajri”, ja mbathën siç është rregulli, “në drejtim të paditur”.

E vërteta është se operacioni, në masën 60% dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Ministri i krimit Balla, i njohur për lidhjet direkte me disa prej të arratisurve, vrapoi i pari të lavdërojë Policinë për operacionin, 60 përqind të dështuar, si për të thënë “mos kujtoni se i kam njoftuar unë”.

Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin. Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!”, shkruan Berisha.

berisha spak aksioni

Lini një Përgjigje