TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 15:36

11 maji, Bilall Kasami në mbështetje të Tabakut: Figurë politike, ka treguar përgjegjësi ndaj qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Bilall Kasami në mbështetje të Tabakut: Figurë

Kryebashkiaku Tetovës Bilall Kasami mbështet Jorida Tabakun, deputeten e PD-së, e cila garon në listën e hapur të qarkut Tiranë, për koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ në zgjedhjet e 11 majit.

Lideri i Partisë “Besa”, Bilall Kasami, vizitoi Tiranën duke shprehur publikisht mbështetjen për kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në takimin e zhvilluar në Gjokaj të Bashkisë Vorë, Kasami theksoi rëndësinë e një fitoreje të Partisë Demokratike, duke e konsideruar atë si një hap pozitiv për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kasami deklaroi se prania e Jorida Tabakut në Parlamentin shqiptar do të jetë një zë i rëndësishëm dhe fuqizues për të gjithë shqiptarët, sidomos për ata në Maqedoninë e Veriut.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot gjendem këtu, në qendër të Shqipërisë, për të mbështetur mikeshën time dhe një figurë politike që ka dëshmuar afërsi dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Tirana mbetet pika jonë orientuese dhe është jetike që të kemi përfaqësim të fortë dhe serioz në Parlament,” tha Kasami.

Gjatë takimit, Kasami dhe Tabaku zhvilluan diskutime të hapura me banorët, duke u fokusuar në problemet reale dhe duke theksuar nevojën për një politikë që i shërben drejtpërdrejt qytetarit.

Lini një Përgjigje