TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2025, 22:20

11 maji, Alibeaj: Berisha i shiti zgjedhjet, sinjalin e dha në korrik të 2024-ës

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Alibeaj: Berisha i shiti zgjedhjet, sinjalin e dha në korrik

Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në emisionin “Debat” në A2Cnn ku foli rreth zgjedhjeve të 11 majit, asaj që ky proces pasoi, supermazhorancën dhe zhvillimet në kampin e opozitës.

Për kandidatin e Koalicionit Djathtas për Zhvillim, ishte vetë Sali Berisha ai që e dha sinjalin në sytë e publikut se do “t’i shesë” zgjedhjet duke miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor, korrikun e vitit të kaluar.

Alibeaj shton se pavarësisht premtimeve, opozita nuk kishte sy për qeverisje.

“Sipas optikës time ndodhi ajo që në sytë e publikut u pa që ndeshja ishte e shitur. Ishte ajo që ndodhi në korrikun e vitit të kaluar me kodin zgjedhor. Nuk po them që kodi ishte shkaku i vetëm, është shkaku kryesor kur në sytë e publikut u injektua pa doreza sinjali nga Berisha që këto zgjedhje po i shes. Dhe çfarë ndodhi, nuk po flas për listat, 12 mandatet në tryezë dhe votën e diasporës që iu dha Ramës ka kontroll.

Njerëzit kuptuan që Sali Berisha nuk kishte sy për qeverisje. Nëse këta e kanë shitur ndeshjen, përse mos bëjmë dhe ne një sjellje të tillë për t’u konformuar me situatën. Rama mori po aq vota sa 4 vite më parë megjithë skandalet dhe gjysmat e figurave pas hekurave. Edi Rama ka fituar”, tha Alibeaj.

 

Lini një Përgjigje