TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES11 Tetor 2025, 21:17

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë Serbisë, Manaj hesht stadiumin e Leskovacit

Shkruar nga Pamfleti
7 MUAJ ME PARE

Daku dhe Bajrami në fushën e lojës, largohen Manaj dhe Laçi

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Ka shkuar në 3 numri i zëvendësimeve te kombëtarja shqiptare. Pas Brojës, Silvinjo ka larguar edhe Manajn me Laçin.

Manaj pësoi një dëmtim në këmbë dhe u largua. Në fushë kanë hyrë Daku dhe Bajrami.

7 MUAJ ME PARE

Zëvendësime te Shqipëria: Ikën Broja, hyn në fushë Hoxha

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Vijon të jetë në avantazh kombëtarja shqiptare përballë asaj serbe. Ndërkohë Silvinjo ka nisur zëvendësimet.

Arbër Hoxha merr vendin e Armando Brojës. Ky i fundit ka qenë në hije ditën e sotme. Trajneri e la në krahun e djathtë, por duket se sulmuesi nuk ndjehet shumë komod aty.

7 MUAJ ME PARE

Shqipëria dominon pjesën e dytë, mbyll në portë serbët

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Goli i Manajt duket se ka pezmatuar serbët dhe ka shtuar entuziazmin e kuq e zinjve.

Pjesa e dytë ka nisur shumë mirë për ekipin tonë, pasi po dominojnë lojën në minutat e para.

Kombëtarja e ka mbyllur në zonë ekipin serb dhe ka shpërdoruar disa raste të pastra.

7 MUAJ ME PARE

Starton pjesa e dytë, Shqipëria në mbrojtje të rezultatit

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin e Leksovacit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare është në avantazh 0-1 dhe tani sfida do të jetë mbrojtja e rezultatit.

Deri më tani serbët nuk kanë treguar shumë kualitet dhe Shqipëria mund të tentojë golin e dytë.

 

7 MUAJ ME PARE

Festë kuqezi në Leskovac, Shqipëria ndëshkon Serbinë (Video)

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Përfundon me fitoren miniamle të kuqezinjve pjesa e parë e ndeshjes Serbi-Shqipëri në Leskovc.

Kuqezinjtë ndëshkuan vendasit në minutat e fundit të këtij 45 minutëshi. 

Pas zhvillimit të një goditje dënimi, goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Silvinjo erdhi me një gjuajtje predhë të Rei Manajt nga jashtë zonës.


Në minutën e 12, rasti i parë i Shqipërisë ishte me një harkim nga Hysaj në të djathë, topi shkoi te Manaj, por gjuajtja me kokë e sulmuesit ishte e gabuar.

4 minuta më vonë, Asllani provoi të rrezikonte me një goditje dënimi, por topi u devijua dhe përfundoi në duart e portierit.

Në minutën e 26, Vlahoviç tentoi me një gjuajtje nga distanca, por Strakosha kontrollon në dy kohë.

4 minuta më vonë, Serbia iu afrua golit me dyshen Vlahoviç-Mitroviç, ku i pari gjuajti në qendër të zonës dhe i dyti për fat nuk ia doli të devijonte topin drejt rrjetës me Strakoshën e pamposhtur.

Në minutën e 36, Mitaj shpëtoi portën kuqezi pas një inkursioni të Pavloviç dhe gjuajtjes së tij të devijuar që po shkonte drejt rrjetës.

2 minuta më pas provoi edhe Samarxhiç nga jashtë zonës, por Strakosha mbërtheu topin.

7 MUAJ ME PARE

Shpëton sërish Shqipëria, serbët kërkojnë penallti

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Kanë kaluar 38 minuta lojë dhe ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është në barazim pa gola.

Serbia ka qenë pranë golit Serbia sërish. Mitaj largon një top mbi vijën fatale dhe më pas Gjimshiti largon rrezikun. Pretendojnë për penallti vendasit, por gjithçka është e rregullt.

7 MUAJ ME PARE

Fati në portën shqiptare, topi kalon ngjitur me shtyllën

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Kanë kaluar 33 minuta lojë dhe ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është në barazim pa gola. Pak më parë ka shpëtuar me fat Shqipëria.

Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

7 MUAJ ME PARE

Kombëtarja shqiptare del nga “rrethimi”, Asllani drithëron serbët

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Teksa janë shënuar 22 minuta lojë, Shqipëria ka nisur të dalë nga zona. Kuq e zinjtë janë bërë më të rrezikshëm duke vënë në vështirësi serbët. Rasti më i artë ishte një goditje dënimi e fituar nga Uzuni.

Ishte Asllani që ekzekutoi  dhe topi përfundoi në duart e portierit serb. Ky ishte rasti i parë që kombëtarja shqiptare rrezikon atë serbe.

7 MUAJ ME PARE

15 minuta lojë, Serbia kërkon me ngulm golin; thirrje provokuese në stadium

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Kanë përfunduar 15 minutat e para të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në këto minuta të para ekipi serb është më kërkues.

Ata kanë rrezikuar disa herë duke mbyllur në portë ekipin shqiptar, i cili për hir të së vërtetës po reziston.

Ndërkohë ka pasur dhe thirrje provokuese në stadium: “Kosova është Serbi”.

7 MUAJ ME PARE

Starton ndeshja kundër Serbisë, Shqipëria për “jetë a vdekje” në Leskovac!

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Botëror

Starton “finalja” në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Botëror, ndërsa Serbia për të prerë biletën për herë të tretë radhazi në një Kupë Bote.

Dy skuadrat janë përballur mes tyre 11 herë, ku mes këtyre ndeshjeve llogariten edhe ato që kuqezinjtë kanë luajtur në të shkuarën kundër ish-Jugosllavisë. Në 11 takimet e mëparshme, 3 ndeshje kanë qenë mes Shqipërisë e Serbisë, e 8 të tjera kanë qenë mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, megjithatë fitorja e vetme e kuqezinjve ka qenë në 14 tetorin e vitit 2014, me rezultatin 0-3 në tavolinë, fitore kjo që e ndihmoi Shqipërinë të shkonte në Europianin e 2016 me 14 pikë.

Veç asaj fitoreje, kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë tjetër, teksa 8 fitore i ka Serbia kundër nesh dhe dy të tjera janë mbyllur në barazim, ku e fundit ishte në qershor në Tiranë. Kuqezinjtë do të synojnë që të marrin një tjetër fitore sonte në mbrëmje, ku padyshim që do të ishte një nga fitoret më historike.

Istvan Kovac nga Rumania do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, i ndihmuar nga Mihai Marica dhe Ferenc Tunjogi.

UEFA ka caktuar Horacio Fesnica-n, gjithashtu nga Rumania, si gjyqtarin e katërt. Dhoma e VAR-it do të jetë e zënë nga gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Müller.

-Forma e skuadrave

Shqipëria: Me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Letonisë muajin e kaluar, Shqipëria mbetet e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit (3 fitore, 2 barazime) dhe synon një fitore të tretë radhazi për herë të parë që nga tetori i vitit 2023.

Shqipëria ka arritur që të marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e saj jashtë shtëpisë në Grupin K. (Barazim me Letoninë dhe humbje ndaj Anglisë). Matematika nuk e lejon që edhe në përballjen me Serbinë të humbasë pikë, pasi gjërat komplikohen. Një rezultat pozitiv përballë Serbisë është çelësi që hap një derë për të shkuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Serbia: Një nisje e kualifikueseve pa humbje në Grupin K (2 fitore, 1 barazim), e shoqëruar me tre ndeshje pa pësuar gola, e bëri Serbinë të dukej si një pretendente të mirë për vendin e parë, por një disfatë shkatërruese 5-0 në shtëpi kundër Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit i solli serbët me këmbë në tokë. Kjo humbje e rëndë erdhi disi papritur, pasi skuadra e Dragan Stojković ishte e pamposhtur në shtatë ndeshje të mëparshme (3 fitore, 4 barazime). Ishte gjithashtu humbja e tyre e parë në shtëpi që nga shtatori 2023 (4 fitore, 3 barazime). Përballja me Shqipërinë kërkon vetëm 3 pikët, nëse serbët duan të sigurojnë një pjesëmarrje të tretë radhazi në finalet e Kupës së Botës.

-Përballjet ‘kokë më kokë’

Serbia dhe Shqipëria kanë luajtur tre ndeshje deri më tani, por asnjëra nuk ka qenë aq e rëndësishme sa kjo e ditës së sotme që të hap një derë për në Kupën e Botës.

Megjithatë, e para do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë, kryesisht për gjërat që ndodhën jashtë fushës. Në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2016, ndodhi incidenti i famshëm me dron, i cili bëri që ndeshja të ndërpritej për shkak të rrëmujës në stadium. Më vonë pikët iu dhanë Shqipërisë në tavolinë. 

Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, Serbia mposhti Shqipërinë 2:0 me gola nga Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajić në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë që takimi i tretë u luajt në qershor të këtij viti dhe nuk pati gola. Shqipëria pati rastin e artë të shënonte me një penallti të akorduar në fund të pjesës së parë, por goditja e Manajt u ndal nga portieri serb, Đorđe Petrović.

7 MUAJ ME PARE

Publikohet formacioni, Silvinjo rikthen Uzunin nga minuta e parë; tekniku i kuqezinjve zgjidh dilemat për sulmin

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtare do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët, ndërsa Manaj do të jetë në qendër.

Kombëtarja shqiptare luan sot në Leskovac ndeshjen më të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë.  

Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një fitore do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e "play-off".

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

Silvinjo nuk ka lënë shumë vend për surpriza, duke rreshtuar nga minuta e parë këtë formacion titullar: Strakosha në portë, Gjimshiti-Ajeti në qendër të mbrojtjes, Mitaj dhe Hysaj në krahë, në mesfushë Shehu-Laçi dhe Asllani. Në sulm, në të majtë Uzuni, që mund të quhet edhe disi surprizë, në qendër Manaj dhe në të djathtë Broja.

Minutë pas minute/ Shqipëria në avantazh përballë

-Forma e skuadrave

Shqipëria: Me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Letonisë muajin e kaluar, Shqipëria mbetet e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit (3 fitore, 2 barazime) dhe synon një fitore të tretë radhazi për herë të parë që nga tetori i vitit 2023.

Shqipëria ka arritur që të marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e saj jashtë shtëpisë në Grupin K. (Barazim me Letoninë dhe humbje ndaj Anglisë). Matematika nuk e lejon që edhe në përballjen me Serbinë të humbasë pikë, pasi gjërat komplikohen. Një rezultat pozitiv përballë Serbisë është çelësi që hap një derë për të shkuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Serbia: Një nisje e kualifikueseve pa humbje në Grupin K (2 fitore, 1 barazim), e shoqëruar me tre ndeshje pa pësuar gola, e bëri Serbinë të dukej si një pretendente të mirë për vendin e parë, por një disfatë shkatërruese 5-0 në shtëpi kundër Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit i solli serbët me këmbë në tokë. Kjo humbje e rëndë erdhi disi papritur, pasi skuadra e Dragan Stojković ishte e pamposhtur në shtatë ndeshje të mëparshme (3 fitore, 4 barazime). Ishte gjithashtu humbja e tyre e parë në shtëpi që nga shtatori 2023 (4 fitore, 3 barazime). Përballja me Shqipërinë kërkon vetëm 3 pikët, nëse serbët duan të sigurojnë një pjesëmarrje të tretë radhazi në finalet e Kupës së Botës.

-Kush ndan drejtësinë në ndeshjen Serbi Shqipëri?

Istvan Kovac nga Rumania do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, i ndihmuar nga Mihai Marica dhe Ferenc Tunjogi. UEFA ka caktuar Horacio Fesnica-n, gjithashtu nga Rumania, si gjyqtarin e katërt. Dhoma e VAR-it do të jetë e zënë nga gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Müller.

-Gabimi që i kushtoi shumë Shqipërisë

Shqipëria bëri një gabim dhe është në një pozicion pak më të keq se Serbia përpara ndeshjes më të rëndësishme në Grupin K. Kombëtarja jonë arriti të mposhtë Andorrën, por një barazim në ndeshjen e parë ndaj Letonisë na kushtoi shtrenjtë. Në të dytën, fituam me një rezultat minimal, 1-0. Ky hap fals na vendos në vend të dytë me 1 pikë më shumë se Serbia e cila ka një ndeshje më pak se ne.
Në dy vitet e fundit, Silvinho ka ndërtuar një ekip shumë të fortë dhe luftarak që e ka të vështirë të pësojë gola, por nga ana tjetër, e ka të vështirë t’i shënojë ato.

-Përballjet ‘kokë më kokë’

Serbia dhe Shqipëria kanë luajtur tre ndeshje deri më tani, por asnjëra nuk ka qenë aq e rëndësishme sa kjo e ditës së sotme që të hap një derë për në Kupën e Botës.
Megjithatë, e para do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë, kryesisht për gjërat që ndodhën jashtë fushës. Në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2016, ndodhi incidenti i famshëm me dron, i cili bëri që ndeshja të ndërpritej për shkak të rrëmujës në stadium. Më vonë pikët iu dhanë Shqipërisë në tavolinë.
Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, Serbia mposhti Shqipërinë 2:0 me gola nga Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajić në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë që takimi i tretë u luajt në qershor të këtij viti dhe nuk pati gola. Shqipëria pati rastin e artë të shënonte me një penallti të akorduar në fund të pjesës së parë, por goditja e Manajt u ndal nga portieri serb, Đorđe Petrović.

Lini një Përgjigje