
Shuhet në moshën 80 vjeçare piktorja e njohur korçare Krisanthi Koçibelli Turtulli.
Mësohet se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.
Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja.
Krisanthi Koçibelli, diçka më shumë se 60 vite më parë ka mbaruar studimet në liceun artistik në Tiranë duke qenë nga piktoret e para të vendit tonë
Lini një Përgjigje