TAGS-AT E JAVËS

Kulture16 Nëntor 2023, 09:38

Tragjedia e famshme e Shakespeare/ ‘Zhulieta’ bie nga ballkoni, plagoset e dhe ‘babai Capulet’

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e famshme e Shakespeare/ ‘Zhulieta’ bie nga ballkoni,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në skenën e teatrit në Hungari, ku dy personazhet e 'Romeo dhe Zhulieta' janë plagosur. Júlia Szász luajti rolin e Zhulietës ndërsa Otto Lajos Horváth performoi si babai i saj Capulet gjatë aksidentit. Të dy aktorët ndodhen në spital në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, shkruan Dailymail.

Pas incidentit mësohet se drejtori i Teatrit Kombëtar, Attila Vidnyánszky, ofroi dorëheqjen të hënën, por kërkesa u refuzua nga ministri i kulturës i Hungarisë, János Csák.

Vidnyánszky ka shërbyer në rolin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar për 10 vjet dhe është një aleat i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban. Për rastin ka nisur një hetim ndërsa ministri i Kulturës tha se do të priste përgjigjen e hetimeve përpara se të ndërmerrte veprime të mëtejshme.

romeo dhe zhulieta tragjedi hungari

Lini një Përgjigje