TAGS-AT E JAVËS

Kulture18 Nëntor 2024, 08:20

Takimi i rastësishëm i artisteve/ Luna Çausholli këndon në Panairin e Librit me Elsa Lilën: Shqipërisë i duhen më shumë si ty

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i rastësishëm i artisteve/ Luna Çausholli këndon

‘Këngëtarja me kitarë të kuqe’, siç u njoh pak kohë më parë, Luna Çausholli është një talent i ri dhe gjithnjë në rritje, e cila ka ditur ta bëjë për vete publikun me origjinalitetin që përcjell dhe dëshirën për muzikë të mirë.

Luna u takua mbrëmjen e djeshme në Panairin e Librit me këngëtaren e përmasave të mëdha, Elsa Lila, ku kjo e fundit shprehu të gjithë vlerësimin për bionden bukuroshe. Takimi mes artisteve erdhi aq natyrshëm, sa tërhoqi edhe vëmendjen e të pranishmëve. Të shumtë ishin ata që ndaluan për të filmuar këtë moment të bukur.

“Ajo që i duhet vajzës sime që po rritet, por edhe gjithë brezit të ardhshëm, është kënga cilësore”, thotë këngëtarja e afirmuar Elsa Lila, duke shtuar se teksa dëgjon talentin e ri Luna Çausholli, kupton se ka shpresë për këtë.

Pohimet e Elsës ishin spontane, teksa në stendën e librit të saj qëndroi duke kënduar së bashku me Luna Çaushollin, e cila me performancën e saj është bërë një zë i pëlqyeshëm në publikun shqiptar.

Ndërkohë që vetë Luna, bëri një postim në Instagramin e saj, duke shkruar: “Misioni i një artisti është të frymëzojë e të ndikojë pozitivisht publikun i cili e ndjek, e pëlqen, e duartroket. Je një frymëzim për mua @elsalilaofficial ashtu si edhe për shumë shqipëtarë, italianë dhe jo vetëm, që ty të ndjekin dhe të admirojnë. Që kur dëgjova këngët e tua të para me të cilat debutove në skenë dhe more vlerësimin maksimal, atë të çmimit të parë të padiskutueshëm, u dashurova me “Larg urrejtjes” dhe “Pyes lotin”. Ishte koha kur juria dhe publiku kishin të njëjtin mendim se kush duhet ta fitonte festivalin. Pastaj erdha me ty në Sanremo dhe sërish u emocionova pafund me “Valeria”. E kështu vazhdova me të gjitha këngët e tua, duke vijuar me me te preferuaren time “Evita”, fituesja e Fest 61, festival në të cilin mora edhe unë pjesë për herë të parë dhe pastaj ti sjell “Mars” muaji që lajmeron zyrtarisht ardhjen e pranverës. Pranverë je ti per mua!

Me kufjet ne vesh, si gjithmonë duke dëgjuar këngët e tua e mbajta frymën tek Panairi i librit për të vijuar frymëzimin nga ty tashmë në një tjetër dimension. Të falënderoj për këtë çast magjik që do mbetet përjetë në memorien time, për këtë mbështetje të pa kursyer që më motivon të shkëlqej.

Tani sapo hapa kopertinën e librit tënd “Mirë se erdhe në Rebibbia” e po filloj shfletimin e tij. Kush e di sa do kem për të shkruar akoma kur të kem përfunduar leximin e librit.

Të dua shumë dhe të uroj sa më shumë vepra arti nga ato që di të bësh vetëm ti!

Me dashuri, Luna!”, përfundon postimi i artistes së re, por shumë të talentuar. /Pamfleti

Takimi i rastësishëm i artisteve/ Luna Çausholli këndon

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by luna çausholli (@luna.causholli)

luna causholli elsa lila panairi i librit

Lini një Përgjigje