
Këngëtari i njohur nga Mali i Zi David Dreshaj është përballur me kritika dhe përpjekje për të bllokuar klipin e tij të fundit, por ai ka reaguar duke thënë se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
Artisti ka përmendur gjithashtu se leja është marrë nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, duke siguruar se gjithçka është kryer në përputhje me rregullat e autoriteteve përkatëse. Në deklaratën e tij në Instagram, Dreshaj shpjegoi se kënga dhe teksti kanë të bëjnë ekskluzivisht me temën e dashurisë dhe nuk përmbajnë asnjë mesazh patriotik apo politik, siç është spekuluar nga disa komentues.
“Kështu që bien poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet e pabazuara”-ka shkruar Dreshaj, duke nënvizuar se muzika është një urë që lidh njerëzit dhe një gjuhë e përbashkët pavarësisht kombësisë apo politikës. Ai shtoi se muzika e tij ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe të përçojë mesazhe pozitive.
Lini një Përgjigje