TAGS-AT E JAVËS

Kulture 3 Prill 2025, 15:17

“Shqiptarë të panjohur”/ Ben Blushi çel sot ekspozitën fotografike: Do vazhdoj të drejtoj aparatin mbi portretet e njerëzve të panjohur

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarë të panjohur”/ Ben Blushi çel sot

Ekspozita do të prezantohet në hollin protokollar të Kryeministrisë në orën 19:00...

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) do të çelë sot, më 3 prill 2025 ekspozitën fotografike “Shqiptarë të panjohur” të artistit Ben Blushi.

Ekspozita do të prezantohet në hollin protokollar të Kryeministrisë në orën 19:00, ku pritet të marrin pjesë personalitete nga bota e artit, kulturës dhe medias.

Në kërkim të çastit dhe të një fotografie më të mirë, do vazhdoj të eci duke e drejtuar aparatin tim mbi portretet e njerëzve të panjohur. Prandaj dhe kjo ekspozitë quhet ‘Shqiptarë të panjohur’, si një shenjë mirënjohjeje për këta njerëz që më mësuan të fotografoj”, shprehet Blushi.

Ekspozita sjell një perspektivë të re mbi portretet e njerëzve të zakonshëm, duke i vënë ata në qendër të vëmendjes përmes objektivit të artistit.

E kam quajtuar këtë cikël fotografish Shqiptarë të Panjohur në emër të të gjjthë atyre njerëzve të panjohur të cilët i kam takuar në rrugët e Shqipërisë, në qytete dhe fshatra të vegjël. Ata më lejuan ti fotografoj duke më mësuar artin e mrekullueshëm të fotografisë”, shkruan Blushi.

Kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur nga data 3 deri në 30 prill në hollin e Kryeministrisë dhe hyrja për të gjithë është e lirë.

Lini një Përgjigje