
Emisioni “Profil” këtë javë solli një dokumentar për jetën dhe karrierën e artistit te madh Kadri Roshi në 100 vjetorin e lindjes së tij.
Janë intervistuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij që e kujtojnë jo vetëm si kolosin e kinematografisë dhe skenës por edhe si njeriun e zemrës.
Djali i Kadri Roshit, Kliti Roshi në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se pengu i aktorit të madh ishte që nuk pati mundësinë të luante rolin e Ali Pashë Tepelenës.
“Pengu i Kadri Roshit ishte që nuk bëri dot Ali Pashë Tepelenën dhe që i vodhën në mënyrën më të keqe atë vëllim, që nuk e lanë ta filmonte në televizion. Ajo shfaqje duhet të ishte një shfaqje e studiuar. 100 vite vërtetë janë shumë por janë dhe pak. Janë pak për atë që donte të bënte përsëri”, tha ai.
Lini një Përgjigje