
Elton Ilirjani ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, falë një video të publikuar në Youtube.
Mësohet se këngëtarja Parashqevi Simaku është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”.
E qeshur dhe plot sharm, Simaku ndau disa fjalë zemre për vendlindjen e saj.
“Ka kaluar gati një vit që kur dëgjova Fisnikun… mori Eltonin dhe i tha: ‘Çfarë të bëj për Parashqevinë, të lutem më thuaj?!’ Më ka ngelur në shpirt, sepse gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh,” – rrëfeu ajo me emocion.
Momenti më i veçantë i videos ishte deklarata e saj e famshme, që tashmë po bën xhiron e rrjetit:
“Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër e me gjithë shpirt.”
Artistja kujtoi gjithashtu rrënjët e saj dhe ndikimin e mësuesve të parë, përfshirë Rexhep Asimin dhe Terezina Levi, duke theksuar se tradita muzikore kavajase mbetet një thesare që ajo ka mbajtur me vete në çdo skenë botërore:
“Edhe pse kam kënduar kudo, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës. Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. I qofsha falë djepit që më ka lindur e rritur, Kavajës,” – përfundoi Simaku.
Ky rikthim virtual ka veçori të veçantë për publikun shqiptar, duke qenë se hera e fundit kur ajo performoi një koncert recital në Kavajë ishte në korrikun e vitit 1999.
Deri tani shau Shau Shqiperine tani qe u budallalleps e kerkon leke, ben sikur i pelqen Kavaja..Dava llaci face
Gjoja amerikone nuk fliste as shqip- por kur ngeli barbone tek stacioni i trenit, nxitoj te mbush barkun me buken e Shqiperise. Amon ti japin naj titull te mori naj pension se po fle rrugeve