TAGS-AT E JAVËS

Kulture24 Korrik 2025, 13:52

Mbani ‘frymën’, Armend Rexhepagiq së shpejti me koncert në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Mbani ‘frymën’, Armend Rexhepagiq së shpejti me koncert

Pas suksesit dhe komenteve të shumta që pasuan koncertin e tij në Prishtinë, kantautori i njohur Armend Rexhepagiq nuk ndalet.

Destinacioni i radhës është Shkodra, një nga qytetet më të lidhura me historinë e muzikës shqiptare.
Më 25 korrik, ditën e premte, Rexhepagiqi do të ngjitet në skenë për të sjellë një tjetër performancë live, duke premtuar një mbrëmje të mbushur me emocione, kujtime muzikore dhe energji të pakompromis.
Ky koncert vjen në një moment ku artisti po përjeton një rikthim të fuqishëm në skenë, me publikun që po e përqafon me po aq dashuri sa dekada më parë.
Shkodra pritet të mirëpresë Rexhepagiqin me të njëjtin entuziazëm si Prishtina dhe për fansat e tij, kjo është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër magjinë e një artisti që ka lënë gjurmë të thella në skenën shqiptare.

armend rexhepagiq koncert shkoder

Lini një Përgjigje