TAGS-AT E JAVËS

Kulture26 Nëntor 2025, 14:12

Festat e Nëntorit, zërat e fëmijëve ‘pushtojnë’ skenën e shkollës ‘Kosova’

Shkruar nga Pamfleti

Festat e Nëntorit, zërat e fëmijëve

Festat e Nëntorit kanë qenë një arsye shumë e fortë që shkollat 9-vjeçare të organizojnë koncerte festive në mbarë vendin. Për të treguar dashurinë për vendin e tyre, nxënësit e shkollës ‘Kosova’ organizuan një koncert festiv me rastin e 28–29 Nëntorit.

Zërat e fëmijëve mbushën ambientet e shkollës, nën drejtimin e mësueses Judita Dedi.

Koncerti solli një larmi numrash artistikë: këngë, vjersha, ese dhe valle kushtuar ditëve të rëndësishme të historisë sonë.

Një përshëndetje të veçantë dhuruan edhe talentet më të vegjël, nxënësit e klasave të para dhe të katërta, nën drejtimin e mësuese Majlindës dhe Lifes.

Mësueset e gjuhës Dafjola, Eli dhe Elona u kujdesën për përgatitjen e recituesve të vegjël, që nesër mund t’i shohim në skenat e mëdha, jo vetëm kombëtare.

Nxënësit interpretuan si solo, ashtu edhe në grup, duke përcjellë emocion, ndjenjë dhe përkushtim të vërtetë artistik. Le të jetë ky koncert një kujtim i bukur për të gjithë ata fëmijë që të mos mendojnë kurrë migrimin në të ardhmen, por të bëjnë të pamundurën që kombin e tyre ta bëjnë gjithnjë e më shumë një vend për të jetuar.

Festat e Nëntorit, zërat e fëmijëve

festat e nentorit shkolla kosova

1 Komente

  1. D
    Dafjola Pashku

    Super koncert, atmosfere fantastike! Patriotizem, ndjenja te thella kombetare na percolli kjo dite! Faleminderit te gjitheve!

    Lini një Përgjigje