
Ben Blushi me librin e tij “41 Sekrete” është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2022, çmim që jepet për veprën më të mirë nga ana publicistike dhe estetike.
Në finale kanë shkuar dhe autorët e tjerë Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze, por duket se ishte libri i Ben Blushit ai që ka "rrëmbyer" vëmendjen dhe zemrat e lexuesëve.
Juria e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa kanë vlerësuar veprën e tij. Siç edhe duket nga pamjet, e pranishme në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë ka qenë dhe autorja e librit tashmë me famë ndërkombëtare “Të Lirë”, autorja shqiptare Lea Ypi, e cila e fitoi çmimin vitin e shkuar, ndërsa e pranishme në këtë aktivitet ka qenë dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"! U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit Lumo Skëndo për të vlerësuar veprën më të mirë në lëmë të publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.
Kënaqësi të kishim mes tonë edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar "stafetën" e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit aq edhe bukurinë e gjuhës.
Urime finalistëve: Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e nderuar e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa për përkushtimin.”, shkruan Margariti.
Çmimi u tërhoq nga djali i tij. Vetë Blushi ka regur në rrjtete socile duke falenderuar jurinë. "Djali im Nik Blushi duke marrë çmimin “Lumo Skëndo” që më është akorduar sot në Tiranë për librin 41 Sekrete. Falënderoj jurinë që ma dha këtë çmim dhe Nikun që e mori, në emrin tim meqënëse unë nuk isha në Tiranë", shkruan Blushi në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje