TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 10:50

Zjarri në Shijak/ Arrestohet një 58-vjeçar, policia: Po digjte mbeturinat dhe flakët i dolën jashtë kontrollit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Shijak/ Arrestohet një 58-vjeçar, policia: Po digjte

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është arrestuar autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Shetel në Shijak.

Uniformat blu njoftojnë se në pranga ka rënë një 58-vjeçar, i cili duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke rrezikuar edhe banesat pranë.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. B., 58 vjeç, banues në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e nenit 206/a të Kodit Penal, "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve ose i mjedisit pyjor", njofton policia.

Lini një Përgjigje