TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 22:13

Zhdukje mafioze/ Nëna e Aleksandër Sadikaj flet me emra: Ja kush ma vrau djalin me tritol!

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukje mafioze/ Nëna e Aleksandër Sadikaj flet me emra: Ja kush ma

Ka disa fije që lidhen me të njëjtin personazh për një seri vrasjesh mafioze dhe zhdukjen e dy personave, por ende mungojnë provat e mjaftueshme për të dalë në konkluzione.

Ai që është përmendur shpesh si i dyshuar si emërues i përbashkët i ngjarjeve është shtetasi Ledjan Alushaj. Një personazh ky që del si i dyshuar për implikim në vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Ekzekutimi i këtij të fundit u bë më 11 qershor të vitit 2022 tek rrethrrotullimi, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij, i mori jetën në vend të riut.

Para një viti e gjysëm ma kanë vrarë djalin kanë vënë eksploziv tek makina. Kemi fakte kemi argumentat kemi dëshmitarë që dëshmojnë për këto. Kemi shkuar dhe në polici dhe kemi deklaruar që na e ka vrarë shoku i tij i ngushtë që hante dhe pinte këtu me të Ledjon Alushaj”, u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Në këtë rrëfim nëna e Sadikaj tregon se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore. Një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë rëndom. Kjo, doli zbuluar edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku organizatorët merrnin pjesë edhe në ceremoninë mortore të viktimës për të shuar dyshimet./InsideStory

Lini një Përgjigje