TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2024, 10:17

Vritet me thikë një shqiptar në Itali, plagoset edhe vëllai i tij 

Shkruar nga Pamfleti

Vritet me thikë një shqiptar në Itali, plagoset edhe vëllai

Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali. Mediat fqinje raportojnë se krimi i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Marghera.

Viktima është një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai është goditur disa herë me thikë, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane sherri ka ndodhur në mes të rrugës.

Personat e dyshuar të vrasjes së shqiptarit dhe plagosjes së vëllait të tij janë dy persona me kombësi maqedonase. Ata janë vënë në pranga të Policisë italiane.

Lini një Përgjigje