TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 12:20

Vrau me thikë të atin, flet nëna e 25-vjeçari: Ia hoqa thikën nga dora, pashë tmerr me sy 

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë të atin, flet nëna e 25-vjeçari: Ia hoqa
Marjan Kodheli

Një ngjarje e rëndë noodhi disa ditë më parë në Durrës, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli, vrau me thikë të atin.

Nëna e autorit, ka rrëfyer momentin kur i biri masakroi me thikë babain e tij. 

Ajo shprehet se është e tronditur nga ngjarja, teksa thekson se kishte vënë re probleme psikologjike tek i biri. 

Nëna e Marjan Kodhelit ka rrëfyer momentin kur 25-vjeçari masakroi me thikë babain e tij.

“Jam shumë e tronditur, kam parë tmerr me sy. Unë ia hoqa thikën nga dora, isha jashtë dhe kur hyra brenda po përlesheshin. Nuk kanë pasur zënka, djali ishte kthyer nga emigracioni nga data 22 qershor.

Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës.

Kur vdiq gjyshja e tij, u ngri më keq. Djali nuk ka punuar pas kthimit nga emigrimi, burri i tha “nëse do të punosh për vete, se babi nuk do lekë”.

Djali ka qëndruar 6 vite në emigracion. Nuk e di nga erdhi, djali ka bërë një shkrim, që e dorëzova.

Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak. Djali iku dhe nuk u kthye më, unë jam nëna e vet, s’jam njerka, se më kanë bërë njerëkn e djalit.

Djali iu është dorëzuar vetë policisë, ka hyrë vetë në makinë, më pas i kanë vendosur prangat, i kanë dhënë edhe ujë. Komshia atje tha se djali ka dalë vetë nga dera e banesës së motrës sime. Ky ka pasur çelësin, se motra nuk jeton këtu", u shpreh nëna e Marjan Kodhelit. 

marjan kodheli vrasja ne durres

Lini një Përgjigje