TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 10:22

Vodhi nën kërcënimin e thikës makinën para mobilierisë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi nën kërcënimin e thikës makinën para

Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dje 11 dhjetor vodhi një automjet në hyrjen e një mobilerie.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Bajram Curri", ku 32 vjeçari kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacioni policor i koduar "Grab", ku në pranga ra personi me inicialet I. L., 32 vjeç, banues në Durrës. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën "Babë Rexha" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje