TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2025, 11:58

U kthye në makthin e qytetarëve, kapet 'skifteri' 22-vjeçar që vidhte biçikleta në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
U kthye në makthin e qytetarëve, kapet 'skifteri'
Pamje nga momenti i vjedhjes

Një 22-vjeçar është arretsuar nga policia në Tiranë, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur biçikleta dhe monopatina.

I riu Ernest Peka, akuzohet për një seri me 6 vjedhje, mes tyre pesë biçikleta dhe një monopatinë. Sulmet janë kryer në kryeqytet, në lagje të ndryshme dhe gjatë muajve maj dhe nëntor.

Gjithashtu ai po hetohet edhe për vjedhjen e një dyqani. Mjetet e vjedhura dyshohet se shiteshin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas policisë 22-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan dhe vunë në pranga shtetasin:

-E. P., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes së 6 biçikletave, 1 monopatinë gjatë muajit maj dhe nëntor, të cilat shiteshin nga ana e këtij shtetasi në zona të ndryshme të Tiranës dhe të 1 dyqani.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

 

vjedhje arrestim

1 Komente

  1. T
    Tony.

    He mo, eshte nipi i Cim Pekes. Pastroni Tiranen nga maloket e veriut e te jugut e do ndjeni qetesine e viteve 70te.

    Lini një Përgjigje