
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në një ‘shtëpi bari’ në Gjermani.
Mediat gjermane raportojnë se më 26 prill, katër shtetas shqiptarë të moshës 23 deri 46 vjeç, janë gjendur brenda magazinës duke u kujdesur për lëndën narkotike dhe janë arrestuar nga policia.
Në dhomat e kultivimit janë gjendur një sasi prej rreth 2,000 bimë kanabisi, si dhe disa paketime të përgatitura në mënyrë profesionale, gati për shitje.
Operacioni u finalizua në periferi të qytetit të Schindhard në një magazinë industriale, të cilën mediat gjermane e cilësojnë si “Fabrika e kanabisit”.
Gjykata e Qarkut të Zëeibrücken ka lëshuar urdhër-arrest paraprak dhe të katër personat ndodhen në burgje të ndryshme.
Lini një Përgjigje