TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2024, 11:53

U kap me kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

Një 33-vjeçar banues në Përmet është arrestuar nga policia e Gjirokastrë pasi u kap me kokainë.

Gjatë kontrollit fizik autoritet gjetën një sasi lënde narkotike kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin 33 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje