TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 22:48

U ekzekutua nga shoku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke publikojnë foton e 50-vjeçarit që mbeti i vrarë në Selanik

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua nga shoku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme fotografinë e 50-vjeçarit, Shpëtim Bajrami, i cili u vra mesditën e së enjtes jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, i cili humbi jetën pasi u qëllua nga miku i tij 45-vjeçar, i cili hapi zjarr nga një mjet Peugeot, i cili i përket një gruaje që dyshohet se ka lidhje me të dhe që dyshohet të jetë e përfshirë në trafikun e drogës.

U ekzekutua nga shoku i tij pas sherrit për drogën, mediat greke
Shpëtim Bajrami

Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare. Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje dhe pritet që të shtunën të dalë para gjykatës.

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak para ngjarjes. Më pas, një përleshje çoi në incidentin e përgjakshëm dhe sulmin me të shtëna.

ekzektuimi shqiptarit

Lini një Përgjigje