Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, duke ka shkaktuar trafik të rënduar.
Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE-së Lushnjë dhe është përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40-vjeçare është djegur plotësisht. Sipas policisë, kanë shpëtuar mrekullisht drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë arritur të dalin në kohë teksa automjeti digjej.
Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur fuoristradën.
Lini një Përgjigje