TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2024, 10:26

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohen dy të rinjtë në Muriqan

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me drogë me vete, arrestohen dy

Dy persona janë vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit, pasi u kapën me drogë me vete.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas maqedonas e një kosovar.

“Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 1 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar.  Sekuestrohen sasitë e lëndës narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një celular.  Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit:  B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza; 

M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

 

 

shqiperi droge muriqan dy te rinj

Lini një Përgjigje