TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2024, 11:27

Tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet 49-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Lushnjë. Për pasojë është arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi, 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje