
Një 71-vjeçare, e cila dyshohet se tentoi të dhunonte një zyrtare , u arrestua nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa e moshuara kishte me vete një shufër hekuri me të cilën tentoi të godiste një punonjëse të një institucioni për shkak të detyrës, si dhe një shishe të mbushur me benzinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës. Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje