
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania. Bëhet fjalë për Amarildo Lucan dhe Francesko Berisha.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bëri të ditur ekstradimin nga Italia të shtetit, A.L 29 vjeç. Ndaj tij, në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.
Ndërkohë shtetasi tjetër i ekstraduar është F. B., 20 vjeç, lindur në Tiranë. Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.
Lini një Përgjigje