TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 13:38

Të afërmit e Egli Progës hedhin akuza të forta: Janë të gjithë kriminelë, njihen për gjobvënie

Shkruar nga Pamfleti

Të afërmit e Egli Progës hedhin akuza të forta: Janë

Të afërmit e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili u vra tre ditë më parë në Pogradec kanë hedhur akuza të forta.

Ata shprehen se personat e përfshirë në ngjarje njihen për gjobvënie në qytetin e Pogradeci. Gjobvënia ishte dhe arsyeja pse u vra 42-vjeçari.

“Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim.“

Ndërkohë motra e Egli Progës, ka reaguar pasi gjykata la në burg vetëm njërin prej të akuzuarve.

“Janë lënë të lirë vrasës. Çfarë janë këta persona që lihen të lirë? Po vazhdon të vritet Egli me çdo veprim dhe mosveprim që po kryhet. Kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje dhe janë lënë lirë një tufë huliganësh”, tha ajo para mediave.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe ka vendosur detyrim paraqitje.

Ka qenë prokurore Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga, i ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Meçe si dhe tre personave të tjerë të arrestuar.

Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Meçen, ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tillë duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri që ka pasur në afërsi të një lokali me 42-vjeçarin Egli Proga.

egli progni

Lini një Përgjigje