TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 13:09

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për 3 të akuzuarit, reagon motra e Egli Progës: Vrasje për herë të tretë, policia ka faj

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për 3 të akuzuarit,

Motra e Egli Progës ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Korçës, e cila caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 3 tre të akuzuarit për moskallëzim krimi.

Ajo tha se ky vendim është i turpshëm dhe i padrejtë teksa e ka cilësuar si vrasje për herë të tretë. Ndërsa, i afërmi u shpreh se ata që kanë kryer krimin janë kriminelë dhe i njeh gjithë Pogradeci.

Jonida Proga u shpreh se kemi të bëjmë me vrasje me dashje në bashkëpunim, duke theksuar se ndaj një njeriu të pafajshëm janë lëshuar një tufë huliganësh.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja”, tha motra e viktimës.

 

Lini një Përgjigje