Policia ka regjistruar procedim për 3 vepra penale, lidhur me shpërthimin në Lushnje ku vdiqën babë e bir dhe u plagosën disa të tjerë.
Sipas burimeve, deri në këto momente po hetohet për: shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti, si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.
Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë hetimet.
Nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela, i cili është bashkëpronar, atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, 1 mars. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, humbën jetën pas plagëve të marra.
Lini një Përgjigje